Shpërndarja e materialit zgjedhor nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (Fushë Kosovë) në komunat e Kosovës, respektivisht Qendra Komunale të Numërimit (Ora 07:00).
KQZ mban konferencën e parë për media – hapja e vendvotime në përfaqësitë diplomatike. (KQZ, ora 08:00)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për media. (Selia e PDK-së Prishtinë, ora 11:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, Prishtinë, ora 11:00)
KQZ mban konferencën e dytë për media – pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit të votimit. (KQZ, ora 11:30)
Koalicioni Kosova Fituese mban tubim përmbyllës në qendër të Pejës. (Ora 13:30)
Demokracia në Veprim (DnV) paraqet të dhënat mbi mbarëvajtjen e tërë fushatës zgjedhore, mbulimin medial, gjuhën e urrejtjes dhe shpenzimet në rrjetet sociale. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë, ora 14:00)
KQZ mban konferencën e tretë për media – pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 dhe ecuria e procesit të votimit. (KQZ, ora 15:30)
PDK përmbyll fushatën. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 16:00)
LDK përmbyll fushatën. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 18:00)
KQZ mban konferencën e katërt për media – pjesëmarrja në votime deri në orën 19:00 dhe mbyllja e vendvotimeve në disa shtete. (KQZ, ora 20:00)
KQZ njoftim në media dhe ueb – përfundimi i votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike. (Ora 01:00)