Mbahet mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal në Gjilan. (Salla e mbledhjeve të KK Gjilan, ora 09:00)
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LSHK) përuron veprën me poezi “Tokë e ujitur…” të autores Ilirida Galabri. (Instituti Albanologjik Prishtinë, ora 12:30)
Koalicioni për Kosovën Fituese 137 vizitë te Muzeu i masakrës; Vizitë te AgroKrusha; dhe Vizitë te KB Krusha. (Rahovec, ora 15:00 – 16:30)
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, viziton fabrikën “Te Naseri”.(Zona Industriale, Suharekë, ora 16:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon Asamblenë e përgjithshme vjetore dhe Asamblenë e nëntë zgjedhore. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 17:00)
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, mban tubim me qytetarët e Komunës së Rahovecit. (Unum Events, ish-Esra, ora 18:00)
Koalicioni për Kosovën Fituese 137 tubim zgjedhor në Gjakovë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, ora 18:00)
Lëvizja Vetëvendosje mban tubim përmbyllës të fushatës. (Sheshi ”Skënderbeu”, Prishtinë, ora 19:00)
Koalicioni për Familjen mban tubim përmbyllës zgjedhor. (Klan Arena, Prishtinë, ora 19:00)