Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Diskriminimit, Rrjeti i OJQ-ve për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian mban konferencë për media, ku do të diskutohet mbi sfidat e diskriminimit dhe përjashtimit social me të cilat përballen këto komunitete në Kosovë (Hotel Sirius, Salla ARIES, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e Asamblesë së Akademisë së Shkencave (Salla “Aleks Buda, ora 11:00)
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban takimin e rregullt të 343-të me radhë (Salla e takimeve KGJK, ora 13:30)
HANDIKOS, në bashkëpunim me Prishtina Mall shënon Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, nën moton “ASGJË PA RROTA!’’ (Prishtina Mall, pranë hyrjes lindore, ora 14:00)