Ngjarjet e datës 28 mars

Ngjarjet e datës 28 mars

Mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës  gjenerata 01/2025. Në ceremoni marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë. (Kazerma “Skënderbeu” Ferizaj, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen e rregullt. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan, ora 10:00)

Me rastin e përkujtimit të masakrës së Burimit, nën përkujdesjen e kryetarit të Malishevës Ekrem Kastrati, do të mbahet mbledhje përkujtimore. (Salla e mbledhjeve e Kuvendit Komunal Malishevë, ora 10:00)

Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Hulumtuese (BIRN Kosova) publikon dokumentarin mbi pastrimin e parave me elemente ndërkufitare. Merr pjesë ministrja në detyrë Albulena Haxhiu. (Reporting House/ Shtëpia e Gazetarëve, ish-objekti i Gërmisë, Prishtinë, ora 10:00)


Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 11:00)

Deputeti austriak në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl, do të takohet me rektorin e UP-së Arben Hajrullahu dhe do të diskutojë me të pranishmit rreth Kosovës dhe integrimit të saj në BE, sfidave dhe perspektivës. (Salla e Senatit të Universitetit të Prishtinës, ora 12:30)

Deputeti austriak në Parlamentin Evropian Lukas Mandl viziton Universitetin Publik “Kadri Zeka” Gjilan. (Ora 15:00 takim me rektorin  Artan Dërmaku, ndërsa nga ora 15:15-16:15, në sallën A34, do të mbajë diskutimin “Kosova dhe integrimi i saj në BE – sfidat dhe perspektivat”)

Federata e Xhudos e Kosovës do të organizojë ekspozitën “Përpjekja e artë – rrugëtimi i xhudos në lartësimin e Kosovës”. (Galeria e Fakultetit të Arteve, Prishtinë, ora 19:00)

Video