Ngjarjet e datës 26 shkurt

Ngjarjet e datës 26 shkurt

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Kuvendi Komunal në Gjilan mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite është miratimi i buxhetit për vitin 2025. (Salla e KK në Gjilan, ora 10:00)


OJQ Lady bën hapjen e dy pikave të shitjes për produktet e krijuara nga gratë e të gjitha komuniteteve nga e gjithë Kosova. Kjo ngjarje organizohet në bashkëpunim me UNMIK-un. E pranishme edhe Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh. (Rruga Xhemajl Prishtina, përballë RTK-së, ora 12:00)

Oraganizata Germin mban ngjarjen informuese të forumit ekonomik të diasporës (DEF) – Edicioni në Prishtinë. (Qendra e Inovacionit Kosovë, Prishtinë, ora 17:30)

Lexo edhe

Video