Federata Skitare e Kosovës organizon garën kampionatin e Kosovës për kategoritë e reja, në disiplinën e sllallomit të madh dhe disiplinën e sllallomit. (Brod, Dragash, ora 10:00-14:30)
Këshilli Prokurorial i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale do të mbajë Turneun Memorial të Futbollit kushtuar prokurorit special të ndjerë Enver Krasniqi. (Salla e sporteve “Princi”, “Arbëria”, prapa KFOR-it, Prishtinë, ora 11:00).
Mbahet gara e sigurisë kibernetike International Cybersecurity Defense Challenge 2025. (Holli i fakulteteve teknike të Universitetit të Prishtinës. Marrin pjesë 30 ekipe të studentëve nga Iowa, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. (Ora 13:00 – 21:30. Hapja solemne – ora 17:30)