Ngjarjet e datës 21 janar

Ngjarjet e datës 21 janar

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30) 

Në 19 vjetorin e vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës, do të bëjnë homazhe tek varri i presidentit Rugova. (Velani të Prishtinës, ora 09:00)

Përurohet salla e edukatës fizike në Pjetërshticë. Merr pjesë ministrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci. (Pjetershticë, Shtime, ora 10:00)


Vendoset gurthemeli i çerdhes në Petrovë dhe të aneksit të shkollës.(Petrovë, Shtime, ora 10:30)

Mbahet Ceremonia Përkujtimore për nder të Presidentit Rugova, ndërkaq pas përfundimit të Ceremonisë do të hapet Ekspozitë e fotografive të Presidentit Rugova, nga fotografi Hazir Reka. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

Përurohet objekti i Palestrës sportive të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”. (Podujevë, ora 13:00)

Koalicioni për Familje hap fushatën zgjedhore në Gjakovë. (Restaurant President në Gjakovë, ora 18:30)

Lexo edhe

Video