BB Green Kosova mban trajnim për Gazetari të Gjelbër: Si të raportohet për mjedisin, pyjet dhe ndryshimet klimatike. Marrin pjesë Aivo Orav, ambasador i BE-së në Kosovë, Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë në Kosovë, Naser Krasniqi, udhëheqës vendor i Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të Kombeve të Bashkuara –FAO. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09:00)
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mban Konferencën Regjionale për standardet ESG. (Hotel “International Prishtina”, ora 10:00)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Mosveprimi i Kuvendit shkel të drejtat e 90,696 zyrtarëve publikë dhe rrezikon buxhetin shtetëror”. (Zyrat e IKD-së, rruga “Ilaz Agushi”, numër 146, Prishtinë, ora 10:00-12:00)
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics. (Kabineti i Presidentes, ora 13:00. Mediat do të mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit. Pas takimit mbahet konferencë për media)
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Qendrore e Kosovës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar mbajnë konferencë të përbashkët për media mbi përmbylljen e Programit të Aranzhimit për Gatishmëri (SBA) për Kosovë. (Objekti i Qeverisë, salla P-32, ora 13:30)
Hapet projekti “Renovimi dhe Mobilimi i Ambienteve të Ambulancës të Organizatës Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës – Prizren”. Merr pjesë ambasadori i Turqisë në Prishtinë Tunç Angılı dhe nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA Mahmut Çevik. (Organizata Komunale e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, rruga “Zahir Pajaziti” numër 50, Prizren, ora 15:00)