Ngjarjet e datës 16 dhjetor

Ngjarjet e datës 16 dhjetor

Prokurori i Shtetit ka ftuar kryeministrin Albin Kurti për paraqitje në Prokurorinë Speciale. (Ora 09:30)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban takim për seancën e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)


CEL Kosova lanson raportin “Analizë e prirjeve kryesore të gjuhës së urrejtjes, gjuhës ofenduese e të papërshtatshme kundër LGBTIQ+ në periudhën janar – nëntor 2024”. (Lokali “Bubble Pub” Prishtinë, ora 17:30)

Promovohet libri “Të burgosurit e ndërgjegjes: Memoare për politikën, burgun dhe torturën (1945-1999”, botuar nga forumZFD programi në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik. (Qendra Barabar, hotel “Grand” Prishtinë, ora 18:00)

Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, në bashkëpunim me organizatat partnere Terre des Hommes – Misioni në Kosovë dhe Fondacioni HEKS, organizon edicionin e katërt të eventit “Let’s Talk” 2024.  Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Kinema “Armata” Prishtinë, ora 18:00)

Lexo edhe

Video