Ngjarjet e datës 13 shkurt

Ngjarjet e datës 13 shkurt

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, drejtori i Shëndetësisë dhe udhëheqësi i Zyrës Ligjore mbajnë  konferencë për media mbi masat që do të ndërmerren për zgjidhjen e situatës së krijuar me menaxhimin e mbeturinave. (Salla e konferencave, objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 09:00)

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00- 16:30)


Mbahet seanca gjyqësore për rastin Kobra. (Gjykata Themelore, Departamenti Special, Pallati i Drejtësisë, Prishtinë, ora 09:30)

Ndahen certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit në kuadër të ”Programit të Zhvillimit të Bletarisë së Qëndrueshme-Trajnimi për Lidhjen e Bletarëve të Kosovës”, organizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA në bashkëpunim me Lidhjen e Bletarëve të Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal Prizren, ora 15:30)

Video