Ngjarjet e datës 13 mars

Ngjarjet e datës 13 mars

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Sallë e Takimeve, objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)


Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e inaugurimit të “Sheshit Erhard Busek” në sheshin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. (Sheshi i Bibliotekës Kombëtare, brenda Kampusit të UP, ora 11:00)

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Qeveria e Kosovës dhe konsorciumi zbatues i përbërë nga Universiteti “Aristotele” i Selanikut dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik, ndajnë bursat për raundin e XV-të të programit të bursave post-diplomike të BE-së për qytetarët e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 17:00)

Lexo edhe

Video