Trajneri i futbollit Bylbyl Sokoli pasi mori mbi 12 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të jetë në mesin e deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës, megjithatë, ai thotë se kjo nuk nënkupton që ka hequr dorë nga sporti, por përkundrazi “është zhytur edhe më thellë” në këtë fushë.
Kontributin e tij nga pozita e deputetit, Bylbyl Sokoli thotë se do ta jap me anën e tij profesionale për ta çuar sportin edhe një hap më përpara, raporton KosovaPress.
Sipas Sokolit, Kosova është në një periudhë të rëndësishme të zhvillimit të infrastrukturës sportive, andaj në këtë drejtim nevojitet përkushtim maksimal që projektet e reja të analizohen në mënyrë të detajuar dhe jo të vendosen sipas preferencave të individëve apo grupeve politike.
Duke folur në një intervistë për KosovaPress, Sokoli tregon edhe nëse po e synon ta marrë postin e ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport.
Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 janë puna më urgjente në aspektin sportiv që e pret Qeverinë e re të Kosovës. Për këtë Sokoli thekson se çdo minutë që po kalon po bëhet gjithnjë e më vonë për Kosovën që të jetë gati për këtë ngjarje të madhe sportive.
Sokoli gjithashtu ka kërkuar edhe më shumë angazhim nga ana e federatave sportive, sidomos në aspektin e punës me gjeneratat e reja, sektor i cili, sipas Sokolit, garanton të ardhmen e ndritur të sportit vendor.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…