Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka njoftuar sot se marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike Izrael-Kosovë. Sipas saj, nga 5 maji 2025 hynë në fuqi heqja e vizave dhe qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë
“Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosovë ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave. Që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë”, ka shkruar Tamar Ziv në platformën X.
Kosova dhe Izraeli i vendosën marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt 2021, kur në krye të qeverisë ishte Avdullah Hoti dhe drejtuese e shtetit, presidentja aktuale, Vjosa Osmani.
Happy to announce that the Visa Waiver Agreement was ratified on the 4th Anniversary of Diplomatic Relations 🇮🇱🇽🇰 pic.twitter.com/kieEyyVpDv
— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) February 5, 2025