Monumenti i pavarësisë NEWBORN do të vijë sërish me pamje të re për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke reflektuar një nga temat më të diskutuara në vend dhe në mbarë botën – inteligjencën artificiale.
Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, ka theksuar se përmes ngjyrosjes së NEWBORN-it, ata synojnë të përfaqësojnë Kosovën me tema aktuale ndër vite. Sivjet, fokusi është tek inteligjenca artificiale, një teknologji që po ndryshon mënyrën se si funksionon shoqëria moderne.
Punimet për transformimin e monumentit nisën të premten, dhe pritet të përfundojnë të dielën. Ndërsa më 17 shkurt, në mëngjes do të realizohen fotografitë zyrtare, pas çka qytetarët do të kenë mundësinë ta nënshkruajnë monumentin.
NEWBORN (i sapolindur) është shndërruar në një atraksion turistik që kur u ekspozua për herë të parë me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Monumenti simbolizon shtetin më të ri në Evropë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
/KosovaPress/