Netanyahu emëron shefin e ri të ushtrisë izraelite

Netanyahu emëron shefin e ri të ushtrisë izraelite

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu emëroi sot gjeneralmajor Eyal Zamir shef të ri të Shtabit të Forcave të Mbrojtjes (IDF), pas dorëheqjes së gjeneralit Herzi Halevi.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz kanë rënë dakord të emërojnë gjeneralmajor Eyal Zamir si shefin e ardhshëm të shtabit të IDF”, njoftoi zyra e kryeministrit, raporton AA.


Zamir aktualisht shërben si drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes dhe do të merr detyrën e re pasi dorëheqja e Halevit të hyjë në fuqi më 6 mars.

Halevi dha dorëheqjen muajin e kaluar, duke përmendur dështimet në lidhje me sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023.

Lexo edhe

Video