Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan ka vënë në kërkim për arrestim Bardhyl (Florim) Prekorogja, i lindur më 27 maj 1999, Busavatë e Kamenicës, nën dyshimet për vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Në njoftim thuhet se qytetarët dhe mediat që kanë informata për vendndodhjen e të dyshuarit duhet të raportojnë menjëherë në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”, e-mail në [email protected] ose në numrat e telefonit 192 ose 038 508 07001.
Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.