Nënshkruhet marrëveshja ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Nënshkruhet marrëveshja ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar të martën Deklaratën trilaterale për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Nënshkrimi u bë në Tiranë nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ai i Kosovës Ejup Maqedonci dhe ministri nga Kroacia, Ivan Anushiq.

Marrëveshja tripalëshe ushtarake synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tri vendeve si dhe të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.

Gjithashtu, synohet përmirësimi i ndërveprimit ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.


Ministrat e vlerësuan këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe për zhvillimin e kapaciteteve në përballimin e rreziqeve dhe sfidave të përbashkëta.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci tha se kjo marrëveshje është finalizim i përpjekjes një vjeçare që çoi në prodhimin e një deklarate tripalëshe që i hap rrugë bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

“Synimi i këtij bashkëpunimi nuk është një kërcënim ndaj askujt, por është një mesazh për të gjithë ata që kërcënojnë sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, mes vendeve tona që ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta”, tha ai.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim

Lexo edhe

Video