“Nën regjim qe 12 vjet”, studentët serbë marshojnë edhe sot

“Nën regjim qe 12 vjet”, studentët serbë marshojnë edhe sot

Protestat e studentëve në Serbi po vazhdojnë edhe sot.

Nën thirrjen “Shëtitja jonë nuk është e vështirë, nën këtë regjim për 12 vjet” ata kanë marshuar edhe sot duke bllokuar rrugët në Novi Sad.


Ata kanë bllokuar tri ura në qytet, me rastin e tremujorit nga tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 15 persona, shkruan n1, transmeton KosovaPress.

Vala e protestave të studentëve, duke kërkuar përgjegjësinë për shembjen e strehës më 1 nëntor në Novi Sad, ku u plagosën rëndë dy persona, po përhapet vazhdimisht prej më shumë se dy muajsh.

Studentët në bllokadë ftuan edhe qytetarët e interesuar që tu bashkohen, së bashku me organizimin e tyre të burimeve të nevojshme. Qytetarët sot i kanë shoqëruar studentët në Novi Sad dhe u kanë sjellë ushqime. Në orën 11:52 u bënë homazhe për viktimat nga shembja strehës në disa qytete të Serbisë.

Lexo edhe

Video