Në Shkup nis marshi për viktimat në Koçan

Në Shkup nis marshi për viktimat në Koçan

Me tre minuta heshtje, vendosjen e luleve dhe ndezjen e qirinjve për viktimat në Koçan, filloi marshi i sonte i organizuar nga Lëvizja civile “Kush është i radhës”. Pjesëmarrësit u mblodhën në sheshin “Maqedonia” prej nga përmes “Porta e Triumfit” drejtohen për në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Është planifikuar që qytetarët të vendosen në parkun “Gruaja Luftëtare”, përballë Kuvendit dhe Spitalit të Qytetit. Prej aty me duartrokitje pesëminutëshe do të nderojnë punonjësit e shëndetësisë, raporotn​ Alsat.

Më pas marshimi duhet vazhduar deri te hoteli “Holiday Inn”, kalimi i urës “Filipi II” dhe bulevardit “Goce Dellçev” për të mbërritur në Qeveri, ku do të ketë tubim, 16 minuta heshtje për të vdekurit dhe fjalime.


“Kush është tjetër?” në njoftimin e marshit përmend se është ekskluzivisht kundër çdo lloj dhune dhe provokimi, si dhe distancohet nga çdo thirrje, brohoritje (gjuhë urrejtjeje) apo sjellje që synon prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Simbolet partiake janë të ndaluara sepse protesta është iniciativë qytetare dhe nuk duhet të jetë partiake. Pjesëmarrësit duhet të respektojnë udhëzimet, të shmangin çdo lloj provokimi, të mos mbajnë sende të mprehta, armë, mjete piroteknike dhe të mos hedhin mbeturina.

Ata shtojnë gjithashtu se shkatërrimi i pronës publike dhe private është i ndaluar, transmeton ​KosovaPress.

Për shkak të marshimit protestues, nga ora 19:00 është vendosur një regjim i veçantë qarkullimi në zonën qendrore të qytetit. SPB Shkup apelon që të respektohen urdhrat e dhëna nga punonjësit e policisë.

Lexo edhe

Video