Me pritje madhështore qytetarët në lagjen “Rashiti” në Petrovë pritën kandidatin për kryeministër të PDK-së Bedri Hamza dhe kandidatin për deputet të kësaj partie Naim Ismajli.
“Si çdo herë, pritje madhështore dhe mikpritje e ngrohtë në Lagjen Rashiti për PDK-në. Me këngë, atmosferë dhe përkushtim, ata treguan edhe një herë vendosmërinë e tyre për PDK 131 dhe Bedri Hamzën kryeministër! Kësaj ngjarje ju bashkuan edhe Diaspora përmes lidhjes online”, ka shkruar Ismajli në rrjetin social Facebook.