Në Mitrovicë ende s’ka nisur numërimi i votave për deputetë

Në Mitrovicë ende s’ka nisur numërimi i votave për deputetë

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, i paraparë të fillojë sot nëpër qendrat komunale të votimit në Mitrovicë, ende nuk ka filluar.


Përveç pjesëtarëve të policisë, të cilët ndodhen brenda palestrës sportive “Minatori” në Mitrovicë, që do të shërbejë si qendër për numërim të votave, askush tjetër nuk ndodhet brenda këtij objekti, raporton KosovaPress.

Deri më tash numërimi ka filluar vetëm në katër komuna: Prishtinë, Obiliq, Partesh dhe Lipjan./KosovaPress

Lexo edhe

Video