Në mesditë fillon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Në mesditë fillon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 50 vendvotimeve me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, derisa në mesditë fillon rinumërimi i fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë.


Kjo është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi i cili ka thënë se përfundimi i rinumërimit të këtyre 50 vendvotimeve të rregullta është bërë në mesnatë dhe se u zhvillua në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

“KQZ njofton se gjatë ditës së sotme, në orën 12:00, në QNR do të fillojë rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, të cilat gjenden në 177 kuti të votimit, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Edhe për këtë proces, KQZ ka njoftuar vëzhguesit e akredituar”, thuhet tutje.

Lexo edhe

Video