Njësia për Inspektim Gjyqësor ka realizuar tetë inspektime gjatë vitit të kaluar. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ushtruesi i detyrës së kësaj njësie, ka bërë të ditur se kanë bërë inspektimin e 16 lëndëve. Në këtë mbledhje, po ashtu është diskutuar edhe çështja e shfrytëzimit të pushimit mjekësor si pushim vjetor nga ana e punonjësve në gjykata.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Njësisë për Inspektim Gjyqësor, Dul Gjoci ka prezantuar punën e vitit të kaluar, duke theksuar se nuk ka numër të mjaftueshëm të zyrtarëve brenda kësaj zyre.
Gjyqtari Artan Abazi ka pyetur rreth shfrytëzimit të pushimeve mjekësore nga ana e administratës gjyqësore.
“A keni mundur gjatë inspektimit që këto pushime me të vërtetë merren atëherë kur punëtori ka nevojë apo vazhdon kjo mendësia që pushimi mjekësor konsiderohet si pushim i mbetur i pashfrytëzuar i vjetër”, tha ai.
Lidhur me këtë çështje, Gjoci tha se është problematikë shqetësuese e cila është paraqitur nga asambleja e kryetarëve.
“Është një problematikë shqetësuese që ata në takimet të cilat i kemi pasur në asamblenë e kryetarëve e kanë shprehur si brengë. Njësia ka vepruar në bazë të kërkesës, ku të gjitha të gjeturat në raport me pushimet mjekësore i ka vendosur në raport edhe me arsyeshmërinë e tyre”, u shpreh ai.
Në mbledhjen e sotme të KGjK-së është caktuar Shkelzen Syla, si ushtrues detyre i gjyqtarit mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.
Po ashtu, gjyqtarja Lirije Maksutaj është emëruar si gjyqtare e shkallës së parë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…