Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në lagjen Dardania në Ferizaj katër persona janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete derisa gjatë intervenimit të policisë është sulmuar fizikisht edhe njëri nga ta.
“Gjatë intervenimit të njësisë policore njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.