Në Berlin protestohet kundër Putin dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë

Në Berlin protestohet kundër Putin dhe agresionit ushtarak rus në Ukrainë

Më shumë se një mijë persona protestuan sot në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, kundër presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe pushtimit ushtarak rus të Ukrainës në të cilin është bashkëngjitur edhe Koreja e Veriut.

Midis protestuesve ishin shumë anëtarë të opozitës në mërgim të Rusisë, duke përfshirë aktivisten e të drejtave të njeriut Yulia Navalna, e veja e liderit të opozitës ruse dhe kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, si dhe ish-të burgosurit politikë rusë, Ilya Yashin dhe Vladimir Kara-Murza.


Marshimi, i cili filloi nga sheshi Potsdamer në bulevardin Unter den Linden në qendër të qytetit, u quajt “Jo Putin-it. Jo luftës në Ukrainë. Liri për të burgosurit politikë”.

Me mbështetjen e Perëndimit, Ukraina i ka rezistuar një pushtimi gjithëpërfshirës rus për më shumë se dy vjet e gjysmë.

Jashin dhe Kara-Murza u dënuan me burgime të gjata në Rusi për qëndrimin e tyre kundër luftës, nga ku më vonë u deportuan si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve me fuqitë perëndimore në gusht. Në shkurt, Navalny vdiq në një kamp burgu rus në rrethana të pashpjegueshme.

Lexo edhe

Video