Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se që nga pas lufta, rastet e dhunës në familje janë në numër të lartë e me fatalitet. Këto komente gjatë ndriçimit të objektit të Stacionit Policor Qendra, si pjesë e fushatës“ 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore.
Sveçla theksoi se nesër (e martë) do të lansojnë projektin e hallkave për mbikëqyrje elektronike, që ka për qëllim mbrojtjen e viktimave nga dhunuesit.
Ndërsa, drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend hoxha ka apeluar qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje, pasi që sipas tij, Policia është institucion i sigurt për gratë e dhunuara.
E nënkolonelja Zylfije Dema u shpreh se Policia ka funksionalizuar tri dhoma unike në stacionet policore.
Nesër përmbyllet fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.