Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare Isuf Dedushaj, ish-drejtor ekzekutiv i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët në një postim në rrjetin social Facebook.
Dedushaj ishte mjek-epidemiolog, profesor universitar, doktor i shkencave të mjekësisë.
Ai do të mbahet mend si njeriu që ia kushtoi jetën shkencës, shëndetit publik dhe atdheut.