Ndërroi jetë shoferi i ambulancës që shpëtoi jetë nga zjarri në Koçan

Ndërroi jetë shoferi i ambulancës që shpëtoi jetë nga zjarri në Koçan

Shoferi i ambulancës që kaloi natën duke transportuar të lënduar nga zjarri shkatërrues në klubin e natës në Koçan ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, raporton Alsat M.

Ile Gocevskit sot në mëngjes i japin lamtumirën e fundit kolegët dhe punonjës të Spitalit të Përgjithshëm të Koçanit.

Gocevski ishte shofer i ambulancës për një kohë të gjatë në Koçan, i cili vdiq mbrëmë pasi shkoi në shtëpi për të pushuar pas një dite të vështirë dhe të gjatë duke transportuar persona të lënduar nga zjarri, por nuk u zgjua.

Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës në një klub nate.


Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur shtatë ditë zie.

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët.

Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN, përcjell KosovaPress.

Lexo edhe: https://kosovapress.com/flamujt-ne-gjysme-shtize-maqedonia-e-veriut-ne-zi-per-tragjedine-ne-kocan

Lexo edhe

Video