Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje, çfarë ndikimi pati reagimi i misionit të BE-së

Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës është e dëmshme për demokracinë e vendit. Kështu komentohet presioni i Beogradit zyrtar për votimin e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit. Pas përfundimit të këtij procesi, ka reaguar edhe misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë por edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Ligjëruesi i medias dhe konfliktit në Universitetin e Agder-it në Norvegji, Abit Hoxha vlerëson se ndërhyrja e tillë e Serbisë është e vazhdueshme.

Institucionet vendore, siç thotë ai, duhet të punojnë me komunitetin serb në Kosovë. Veç kësaj, konsideron se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë ndërhyrjen e Serbisë në vend.  

Të pamjaftueshëm e konsideron reagimin e Bashkimit Evropian për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, Besar Gërgi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë, duke kërkuar vota për Listën Serbe.


Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq i ka reaguar Rohdes, duke thënë se ka shfaqur “njëanshmëri të qartë”.

Besar Gërgi nga GLPS konsideron se këto deklarata nuk kanë efekt real.

Në intervistën e dhënë ditë më parë për KosovaPress të shefes së Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë (EOM), Nathalie Loiseau, ka thënë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës.

“Do të isha më negative në lidhje me raportet për presionet që vijnë nga Serbia për të votuar për një listë të caktuar. Kemi dëgjuar zyrtarë të Serbisë që mbështesin një listë të caktuar, e cila është ndërhyrje në procesin zgjedhor. Po ashtu, ishim dëshmitarë të ndërhyrjes nga i dërguari i posaçëm i SHBA-ve, [Richard]Grenell, dhe kjo është e pafat, shokuese dhe jo diplomatike. Kemi dëgjuar rregullisht presidentin [serb] Vuçiq, por edhe anëtarë të tjerë nga qeveria ose parlamenti i Serbisë, duke u thënë votuesve se duhet të votojnë për një listë të caktuar, dhe kjo nuk duhej të kishte ndodhur”, deklaron ajo.

Mbi 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian janë angazhuar ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt, ku të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 970 mijë votues.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video