Ndalet rryma në rrugën “Mark Kaçinari” në Prishtinë

Ndalet rryma në rrugën “Mark Kaçinari” në Prishtinë

Është ndalur furnizimi me energji elektrike në lagjen “Muhaxherët”. Një blloku banesor në rrugën “Mark Kaçinari” në Prishtinë është ndalur rryma rreth orës 21:00.

Përkundër paralajmërimit të KESCO-s se sot do të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike, kjo lagje nuk ka furnizim me energjie elektrike.


Zëdhënësi i KEDS-it, Lulëzim Krasniqi ka thënë për KosovaPress se ka një prishje në rrjet, dhe sipas tij, ekipi ka dalë në vendin e ngjarjes. Ai pret që defekti të evitohet shpejt, dhe të rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë.  

Lexo edhe

Video