Është ndarë nga jeta futbollisti Erjon Morina, disa javë pas sulmit që pësoi në fushë.
Që nga momenti i sulmit Morina po trajtohej në spital, por gjendja e tij nuk u përmirësua.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë babai i Erjonit, Ilir Morina përmes një postimi në “Facebook”.
“Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojmë të ngrysur me kujtimet me të bukura për ty. Do jesh ylli që do na ndriçojë gjithmonë”, ka shkruar ai.