NATO do të shtojë praninë në Baltik për shkak të sabotimeve të mundshme

NATO do të shtojë praninë në Baltik për shkak të sabotimeve të mundshme

Aleanca Veri-Atlantike ka paralajmëruar se do të shtojë praninë e saj në Detin Baltik pas sabotimit të dyshuar të kabllos elektrike nëndetëse Estlink 2 dhe katër linjave të internetit.

“Ne ramë dakord me Estoninë dhe i thamë gjithashtu sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, se dëshira jonë është të kemi një prani më të fortë të NATO-s,” tha presidenti finlandez Alexander Stubb në një konferencë shtypi.


Rutte tha se kishte folur me Stubb për hetimin finlandez, duke shprehur mbështetjen e tij.

“NATO do të rrisë praninë e saj ushtarake në Detin Baltik”, shkroi Rutte në X.

Më herët, Estonia njoftoi se forcat e saj të armatosura kishin nisur një operacion detar për të mbrojtur kabllon e energjisë nënujore Estlink 1 në Detin Baltik.

Lexo edhe

Video