Napoli paralajmëron vazhdimin e luftës së çmendur për titull në Serie A

Napoli paralajmëron vazhdimin e luftës së çmendur për titull në Serie A

Skuadra Napoli në të cilën luan Amir Rrahmani mposhti sot si vendës Venezia me rezultat 1:0 dhe barazoi pikët me Atalanta e Berat Gjimshtit, e cila ruan vendin e parë për shkak të gol-diferencës më të mirë.

Një gol me vlerë tre pikësh shënoi Giacomo Raspadori në minutën e 79-të të takimit.


Më herët sot Udinese dhe Torino përfunduan baras 2:2. Udinese kaloi në epërsi me golin e Isaac Toure në minutën e 41-të dhe Lorenzo Lucca dyfishoi epërsinë në minutën e 49-të. Skuadra mysafire fitoi një pikë me golat e Che Adams në minutën e 53-të dhe Samuele Ricci në minutën e 64-të.

Sonte luajnë Juventus – Fiorentina dhe derbi i madh Milan-Roma nga ora 20:45. Ndërsa Como 1907 – Lecce dhe Bologna-Verona përmbyllin me ndeshjet e tyre xhiron e 18-të ditën e hënë.

Lexo edhe

Video