Nait Hasani takon ish-të burgosurit politikë: Kosova qëndron e fortë falë qëndresës e unitetit tonë

Nait Hasani takon ish-të burgosurit politikë: Kosova qëndron e fortë falë qëndresës e unitetit tonë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Nait Hasani me numrin 42, vazhdon fuqishëm garën për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Nait Hasani gjatë një takimi emocionues me ish-të burgosurit politikë, ka deklaruar se ashtu si dikur, janë sërish bashkë për shtetin, me të njëjtin përkushtim dhe ideal që na ka mbajtur gjithmonë të fortë.

“Është gjithmonë një moment i veçantë dhe i mbushur me emocion takimi me ata që kanë sakrifikuar për lirinë dhe shtetin tonë. Kujtimi i asaj kohe na kujton se rruga jonë ka qenë e vështirë, por e drejtë. Kosova qëndron e fortë falë qëndresës dhe unitetit tonë”, ka shkruar Hasani në një postim në Facebook.

Takimi filloi me një minutë heshtjeje për rastin tragjik të humbjes së jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës.


#PDK131 ✅

#bedrihamzakryeminister1 ✅

#naithasani42 ✅

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video