Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka takuar qytetarët e fshatit Lladrovc të Malishevës, ku ka premtuar se në legjislaturën e ardhshme, do të mbrojë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe do të angazhohet në përmirësimin e infrastrukturës ligjore.
Ai ka përmendur disa rregullore të cilat janë bërë nëpër ministri të ndryshme e të cilat janë në kundërshtim me ligjin që kanë miratuar deputetët.
Në këtë tubim kanë marrë pjesë edhe kandidatët për deputet Enver Hoxha, Kujtim Gashi, Fetah Paqarizi dhe Myvledin Mazreku.
Nait Hasani#42