Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Nait Hasani ka hyrë fuqishëm në garën për deputet të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.
Ai në garën e madhe të 9 shkurtit ka marrë mbështetje nga vëllai i ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veselit.
Nait Hasani, i cili në listën për deputet të PDK-së ka numrin rendor 42, në garë për zgjedhjet e 9 shkurtit ka hyrë me moton “Drejt fitores”.
“Mbështetje na dha edhe Vesel Veseli, vëllai i Kadri Veselit na nderoi me prezencën e tij dhe kandidatin e PDK nga Mitrovica Fatbardh Rexha”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Nait Hasani ka edhe një porosi për partinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
“Nga Mitrovica në Prizren e nga Prizreni në Mitrovice jemi një dhe ka me ju NGRI buzëqeshja më 9 shkurt VV-së”, ka porositur ai.
Nait Hasani, ish-i burgosur politik, ka deri më tash pesë mandate si deputet i Kuvendit të Kosovës. Gjatë mandatit 2004-2007 kishte edhe pozitën e anëtarit të Komisionit për komunitete, në mandatin 2007- 2011 anëtar i Komisionit për integrime evropiane dhe forcat e sigurisë.
Në mandatin e tretë 2011-2014 kryesues i Komisionit për mjedis dhe bujqësi, në mandatin e katërt 2014-2017 kryesues i Komisionit për arsim, shkencë, kulturë, rini e sport, ndërsa 2017-2019 kryesues i Komisionit për administratë pushtet lokal dhe media.
Nait Hasani ka përvojë edhe të një diplomati duke shërbyer si ambasador i Kosovës në Shqipëri 2019-2021.