Nait Hasani: Nga Prizreni drejt fitores

Nait Hasani: Nga Prizreni drejt fitores

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Nait Hasani me numrin 42 po vazhdon fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Nga Prizreni drejt fitores”, ka shkruar Hasani në një postim në Facebook krahas një fotoje të publikuar me ish- krerët e UÇK-së.  

Nait Hasani, ish-i burgosur politik, ka deri më tash pesë mandate si deputet i Kuvendit të Kosovës. Gjatë mandatit 2004-2007 kishte edhe pozitën e anëtarit të Komisionit për komunitete, në mandatin 2007- 2011 anëtar i Komisionit për integrime evropiane dhe forcat e sigurisë.

Në mandatin e tretë 2011-2014 kryesues i Komisionit për mjedis dhe bujqësi, në mandatin e katërt 2014-2017 kryesues i Komisionit për arsim, shkencë, kulturë, rini e sport, ndërsa 2017-2019 kryesues i Komisionit për administratë pushtet lokal dhe media.


Nait Hasani ka përvojë edhe të një diplomati duke shërbyer si ambasador i Kosovës në Shqipëri 2019-2021.

#PDK131 ✔️

#naithasani42 ✔️

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video