Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli, premton zhvillim ekonomik, mbështetje për arsim dhe shëndetësi, si dhe investime kapitale për përmirësimin e infrastrukturës. Me mbi 20 vjet angazhim në shërbim të qytetarëve, Ismajli konsideron se është koha që këtë përvojë ta përdorë për të sjellur ndryshime të prekshme dhe zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.
Ismajli, në një intervistë për KosovaPress, thotë se me PDK-në në pushtet do të adresohen të gjitha problemet dhe sfidat e qytetarëve. Ai zotohet se si profesionist në fushën e ekonomisë, do të kontribuojë në hartimin e politikave më të qëndrueshme për vendin.
Ish-kryetari i Shtimes, thekson se një nga qëllimet kryesore të PDK-së, është rritja e pagave për punëtorët dhe ofrimi i kushteve më të mira për pensionistët. Gjithashtu përmend edhe ndihmat për çdo fëmijë që regjistrohet kopsht privat, duke ofruar një mbështetje prej 100 eurosh.
“PDK në krye me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, ka hartuar një program i cili është hartuar nga ekspertë, mirëpo ka marrë parasysh komentet gjatë diskutimit publik që ka bërë në të gjithë Kosovën. Kemi program në parti i cili është i mishëruar me interesat, kërkesat, sfidat që qytetarët kanë identifikuar dhe puna e ekspertëve përtej PDK-së, që i ka adresuar zgjidhjet për këto probleme. Fushat kryesore janë, fusha e zhvillimit ekonomik, është qendra, sepse ne e dimë që Kosova sot vuan për një zhvillim më të mirë ekonomik, dhe nga ky zhvillim pastaj varen edhe fushat të tjera se si mund të zhvillohen. Mirëqenia e qytetarëve, paga më të mira për punëtorët, pastaj një jetë e dinjitetshme e pensionistëve, arsim të zhvilluar që i përgjigjet kërkesave të tregut, shëndetësi që në fokus e ka qytetarin e vet…Kemi paraparë që të stimulojmë të gjitha familjet për secilin fëmijë në kopsht privat me 100 euro”, deklaron Ismajli.
Ai nënvizon se me përvojën e tij shumëvjeçare, do të kontribuojë në zgjidhjen e sfidave me të cilat përballet vendi.
“Mua dhe partinë time pse duhet të na votojnë janë dy arsye. Personalisht mua, sepse e kam të kaluarën dhe eksperiencën time në jetën publike dhe politike, me të cilën e kam ndërtuar një kompetencë që besoj që secilit problem mund t’i adresohem me idetë për zgjidhjen e tij. Ndërsa PDK ka një program më të mirin, ka njëriun më të duhur kandidat për kryeministër, dhe lista e PDK-së ka njerëz që kanë vlerat e tyre profesionale, kombëtare dhe mbi të gjitha janë vendimarrës. PDK njihet si parti e vendimeve të mëdha, e projekteve të mëdha”, thotë ai.
Një tjetër prioritet i Ismajlit është përmirësimi i infrastrukturës në rajonin e Ferizajit dhe Komunën e Shtimes. Ai premton përfundimin e Spitalit Rajonal të Ferizajit dhe realizimin e projekteve të rëndësishme si ndërtimi i një autostrade që lidhë Duhlen me Shtimen dhe Lipjanin, si dhe revitalizimin e hekurudhave, duke arritur një shpejtësi të lartë për transportin e mallrave dhe njerëzve.
“Angazhimi im si deputet në Kuvendin e Kosovës do të ketë edhe fokusin tjetër të veçantë për qytetarët e Komunës së Shtimes, ngase ata më kanë kandiduar, dhe rajonin e Ferizajt. Disa nga projektet kapitale janë që do të ndryshojnë fizionominë kompet të komunës Shtimes dhe të rajonit të Ferizajit. E para, Spitali Rajonal i Ferizajt duhet të përfundojë, i cili, është ndalë nga Qeveria aktuale qëllimisht si ndëshkim për qeverinë komunale që nuk janë i njëjti subjekt politik. Projekt tjetër i rëndësishëm është projekti i autostradës, i aksit që lidhë Duhlën me komunën e Shtimes dhe Lipjanit. Pra, i lidhë dy autostradat, autostradën Ibrahim Rugova dhe autostradën Arbën Xhaferi dhe përfundon te Dheu i Bardhë. Pastaj, rivitalizimi i hekurudhave, që është një projekt në programin e Bedri Hamzës që synon hekurudha të zhvillojnë një shpejtësi të paktën deri në 120 kilometra në orë. Shpejtësia që do të jetë në funksion të qarkullimit më të mirë të mallrave dhe njerëzve…Po ashtu Lepenci do të ndodhë në mandatin tonë qeverisës”, nënvizon Ismajli.
Ismajli gjithashtu ka kritikuar qeverinë aktuale për ngecje në zhvillimin ekonomik si dhe për dështimet në politikën e jashtme.
“Ngecjet e kësaj qeverie kanë qenë në zhvillim ekonomik, që ka ndodhur me devalvim dhe inflacion maksimal në kohën e Kurtit. Dështimet tjera kanë ndodhur në fushën e politikës së jashtme. Po ata miq që na kanë ndihmuar të çlirohemi dhe kanë hedhur bombë mbi Serbinë, po ata miq pas 25 viteve në këtë qeverisje na kanë vendosur sanksione. Dhe raportet shumë negative me shtetin amë – Shqipërinë, prishja e raporteve me politikën shqiptare në Maqedoni, Luginë të Preshevës, jeta jo e sigurt e qytetarëve. Krahasuar me mashtrimin e madh që i ka bërë popullit dhe realiteti që ka ndodhur nga premtimi i tyre, nuk mundemi diçka nga ato reale që ka realizuar. Një qeveri që ka bërë premtim dhe nuk ka realizuar, një qeveri që po futet në fushatë pa program”, thotë ai.
Naim Ismajli mban numrin 48 në listen e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Artikull i sponsorizuar