Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, i është adresuar besimtarëve myslimanë me mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Ndërsa ka bërë të ditur se kanë ndihmuar rreth 15 mijë familje në prag të këtij muaji.
Besimtarët e besimit islam nesër nisin agjërimin.
Gjatë mesazhit të urimit Tërnava tha se Ramazani është një muaj madhështor, në të cilin shumëfishohen veprat e mira dhe falen mëkatet për ata që agjërojnë dhe falin namazin me besim dhe devotshmëri
“Me rastin e fillimit të këtij muaji të bekuar, këshilloj vëllezërit dhe motrat të garojnë në vepra të mira, të urdhërojnë njëri-tjetrin për të bërë mirë, të jenë të durueshëm ta ruajnë unitetin e të mos përçahen, të bashkëpunojnë në mirësi, urtësi dhe devotshmëri, si dhe të ruhen nga të gjitha ato mëkate që Zoti i ka ndaluar”, tha ai.
Ai theksoi se agjërimi ka shumë dobi dhe urtësi.
Myftiu Tërnava me këtë rast, iu shprehi ngushëllime gazetarëve për vdekjen e kolegut të tyre, fotoreporterin Alban Bujari.