Qeveria e Kosovës miratoi të mërkurën themelimin e Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri. Ekzekutivi tha se në këtë mënyrë synon dokumentimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë.
Ai do të themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, ndërsa pas hyrjes në fuqi të Ligjit për muze si institucion, bëri të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Në një konferencë për media, Çeku tha se për ndërtimin e këtij institucioni, kanë siguruar buxhetin e nevojshëm.
Për këtë muze, ai tha se kanë qenë në komunikim edhe me disa shtete që kanë përvojë të dalluar në çështjen e muzealizimit dhe të prezantimin të së kaluarës.
Ai tha ky institucion do të ta ketë ndërtesën kryesore në Prishtinë, në objektin e MKRS-së.
Në votimin për themelimin e këtij muzeu ka abstenuar ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.
Në Kosovë janë vrarë mbi 13.000 civilë në luftën e fundit më 1998-1999. Ndërkaq, mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…