Mustaf Abazi vazhdon të merr mbështetje të madhe në garën për deputet

Mustaf Abazi vazhdon të merr mbështetje të madhe në garën për deputet

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Mustaf Abazi po vazhdon fuqishëm fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mustaf Abazi, i cili në listën zgjedhore të LDK-së mban numrin 76, përveç mbështetjes së madhe nga qytetarët e Kosovës, po merr përkrahje edhe nga miqtë ndërkombëtarë.

Bernd Meurer nga BT Gruop- Gjermani, ka thënë se Mustaf Abazi është një evropian i vërtetë, me një rrjet të fuqishëm në Gjermani dhe në mbarë Evropën.


Meurer i ka uruar suksese Mustaf Abazit në garën për deputet duke shprehur bindjen se ai mund të arrijë shumë për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Përkrahje për Abazin ka dhënë edhe deputeti në Bundestagun gjerman, Volkmar Kleir, i cili ka deklaruar se rruga për integrimin evropian është e pashmangshme. AI ka thënë se Mustaf Abazi si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës mund të arrijë shumë për qytetarët e Kosovës.

Abazi mbështetje të fuqishme ka marrë edhe nga politikani Stefan Scheddin, Andreas Seibert, një investues i suksesshëm në industrinë gjermane, Simone Micheli, arkitekt me renome nga Toronto dhe Padam Raj Poudel nga Nepali, Peter Schulze, ekspert i turizmit gjerman.

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video