Mustaf Abazi në Sekiraqë: Vetëm së bashku mund ta vulosim fitoren e LDK-së

Mustaf Abazi në Sekiraqë: Vetëm së bashku mund ta vulosim fitoren e LDK-së

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Mustaf Abazi ka vazhduar fushatën elektorale me banorët e Sekiraqës, ku u kërkua mobilizim i përgjithshëm për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Abazi në një postim në Facebook ka thënë se përmes mobilizimit do të vazhdojë rruga e ndryshimit, duke premtuar mbështetje për vajzat dhe gratë në qeverisjen e LDK-së.

“U rikthyem dje në Sekiraqë, për të takuar edhe njëherë banorët punëtorë e shumë bujarë të këtij fshati të bukur të Llapit. Zotimi ynë ishte se vetëm bashkë mund ta vulosim fitoren e thellë të LDK-së. Edhe në mërgatë ka gra e vajza të zonjat, të cilat janë të gatshme të vijnë në Kosovë e ta investojnë dijen dhe kapitalin e tyre.  Me LDK-në në qeveri dhe me mua si deputet i ardhshëm nga diaspora, kjo ka për të ndodhur”, ka shkruar Abazi.


#VotoLDK124

#MustafAbazi76

#LDK

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video