Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Mustaf Abazi po merr çdo ditë mbështetje edhe më të madhe në rrugëtimin e tij drejt Kuvendit të Kosovës.
Ai ka marrë përkrahje nga Andreas Seibert, një investues i njohur në industrinë gjermane, i vlerësuar për vizionin strategjik dhe suksesin ndërkombëtar, me përvojë dhe kredibil.
Seibert në një video-mesazh ka shprehur mbështetjen e tij për Mustaf Abazin duke përmendur vlerat dhe aftësitë e tij si lider, si dhe interesimin për bashkëpunim me partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë që synon t’i sjellë si investitorë në Kosovë.
“Tani është koha ime, është koha për vendin tim!”, ka thënë Abazi.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”