Musliu zbërthen zinxhirin e spiunazhit: Hetimet me fakte, dekonspiruan BIA-n serbe

Musliu zbërthen zinxhirin e spiunazhit: Hetimet me fakte, dekonspiruan BIA-n serbe

Kryetari i Bordit të Institutit “Octopus” Agim Musliu ka reaguar pas arrestimit të së dyshuarës serbe për spiunazh, Jelena Gjukanoviq, duke zbërthyer një zinxhir të spiunazhit, shkruan KosovaPress.

Pos të dyshuarës për “Spiunazh”, Jelena Gjukanoviq, Musliu ka përmendur edhe dy emra të tjerë të jenë pjesë e këtij zinxhiri, Gajtanoviq dhe Vlajiq.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo është zbërthyer me argumente. Derisa ka vlerësuar punën e institucioneve të sigurisë dhe të inteligjencës.

“Ky është një kanal i BIA-s në Kosovë, i zbërthyer sipas zinxhirit. GAJTANOVIC (BIA, Serbia), VLAJIC (Kosovo, north ilegal structures), DJUKANOVIC (Kosovo, OSCE ). Dhe kjo është e zbërthyer me argumente, e me fakte, e me institucione palë e palë”, ka shkruar Musliu, përcjell KosovaPress.


Ai ka thënë se ka edhe të tjerë, por që nuk janë ende të zbërthyera për të gjitha institucionet.

“Kur dikush arrestohet për spiunazh, duhet të kuptohet se hetimi për të ka nisur së paku një vit më parë nga prokurori, e së paku, 3 vite më parë nga inteligjenca”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:

Ndryshe, Jelena Gjukanoviq dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, sipas nenit 124, paragrafi 3, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. Ajo u arrestua më 28 shkurt, në rajonin e Mitrovicës.

Lexo edhe

Video