Mallorca mposhti sot në terrenin vendës Girona me rezultatin 2:1, në xhiron e 18-të të La Ligës së Spanjës në futboll.
Mysafirët erdhën në epërsi pas një aksioni të furishëm me golin e Donny van de Beek në minutën e shtatë.
Vedat Muriqi asistoi për barazimin e vendësve kur Larin mposhti portierin kundërshtar në minutën e 20-të.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës u përjashtua, pas shikimit të VAR-it në minutën e 32-të të ndeshjes. Muriqi, sipas gjyqtarit të takimit Francisco Jose Fernandez, bëri një veprim të rrezikshëm ndaj futbollistit kundërshtar, për çka u detyra të largohej duke lënë ekipin me një lojtar më pak.
Skuadra e Mallorca deri te fitorja e tetë në këtë edicion garash erdhi me golin e dytë të Larin në minutën e 51-të.
Mallorca renditet e pesta në tabelë me 27 pikë, ndërsa Girona ka 22 pikë në pozitën e nëntë.
Kryeson Barcelona me 38, pasuar nga Real Madrid me 36 pikë, por me dy ndeshje më pak.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Espanyol dhe Osasuna ndanë pikët duke luajtur baras 0:0.
Nga ora 18:30 takohen Sevilla – Celta Vigo, ndërsa nga 21:00 Rayo Valecano dhe Real Madrid.
Nesër zhvillohen këto ndeshje: Atletico Madrid – Getafe, Deportivo Alaves – Athletic Club, Real Sociedad – Las Palmas, Villarreal – Real Betis dhe Barcelona-Leganes.