Murati thotë se kush nuk ka nevojë për shtesa mund të heq dorë vullnetarisht

Murati thotë se kush nuk ka nevojë për shtesa mund të heq dorë vullnetarisht

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se qytetarët që nuk duan të përfitojnë nga shtesat prej 100 euro që Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i ndajë për fëmijë dhe pensionistë, mund të heq dorë vullnetarisht nga marrja e tyre.

Qeveria e Kosovës ka marr vendim të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjeç. 

Sipas tij, shtesat e fundvitit janë mirëpritur nga shumë qytetarë por sipas tij ka edhe prej atyre që deklarojnë se “shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë”.

“Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim: https://see.rks-gov.net”, ka shkruar Murati në Facebook.


“Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë. Andaj mos hezitoni t’a ndani edhe me ta këtë formular”, ka shtuar ai.

Pas kësaj, ka reaguar ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami e cila konsideron se Murati ka dështuar.

“A e kanë mundësinë qytetarët mos me i pagu faturat e rrymës, pasi që në këto ditë të ftohta po përballen me nga 8 orë reduktime”, ka shkruar ndër të tjera Bajrami në Facebook.

Ajo ka thënë se buxheti i shtetit nuk duhet të trajtohet si personal.

“A e kanë pasur qytetarët mundësinë mos me pagu 50% më shumë TVSH si rezultat i ngritjes enorme të çmimeve”, ka thënë ajo.

Lexo edhe

Video