Nga një shkurti hyri në fuqi vendimi për unifikim të çmimit të barnave, megjithatë qytetarët po konsiderojnë se vendimi nuk po zbatohet, pasi po hasin në çmime të ndryshme për barna të njëjta.
E lista zyrtare e çmimit të barnave e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila hyri në fuqi në fillim të këtij muaji, po kundërshtohet nga Oda e Farmacistëve të Kosovës si dhe Shoqata e Distributorëve Farmaceutik dhe Medicinal të Kosovës.
Sipas tyre, një vendim i tillë do të shkaktojë krizë farmaceutike në vend, për çka thanë se veçse ka filluar të ndihet.
Baki Gashi nga rrethina e Prishtinës, thotë se ka blerë barna me çmime të ndryshme.
“Më ka rënë me ble barna, por barnat prapë janë njëjtë, vendimi është marrë, por me u zbatuar nuk po zbatohet…Nuk po zbatohet kam informata të sakta që nuk po zbatohet…shoqja të njëjtat barna që i ka blerë në Hajvali, në Prishtinë janë me çmim më të shtrenjtë”, theksoi ai.
Mendim të njëjtë ndan edhe Hysni Zuka, i cili thotë se përkundër që tash jemi 20 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, çmimet e barnave nëpër farmaci po dallojnë qind për qind.
E nga Oda e Farmacistëve të Kosovës konsiderojnë se vendimi për listën zyrtare të çmimit të barnave është bërë vetëm për fushatë zgjedhore.
Zëvendëskryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Astrit Haxhijaha u shpreh se një vendim i tillë veçse ka filluar të shkaktojë mungesë të barnave në tregun vendor.
Se në barnatore ka filluar të ndihet mungesa e barnave e thonë edhe vetë farmacistët të cilët deklarojnë se pjesërisht po arrijnë ta zbatojnë vendimin për unifikim të çmimit të produkteve medicinale.
Farmacisti Gzonit Salihaj për KosovaPress, deklaroi se nga java e kaluar ka mungesë të artikujve esencial siç është glukoza 5%.
Edhe Shoqata e Distributorëve Farmaceutik dhe Medicinal të Kosovës paralajmëron që tregu farmaceutik në vend do të ballafaqohet edhe me mungesë të barnave esenciale për shkak të tërheqjes së prodhuesve nga tregu.
Sipas tyre si pasojë e kësaj liste do të ketë reduktim edhe të stafit në barnatore.
Në anën tjetër, nga Inspektorati Farmaceutik thonë se nga inspektimet e realizuara nëpër barnatore, është evidentuar zbatimi i vendimit të MSh-së për unifikim të çmimit të barnave.
Gjatë muajit maj të vitit 2024, ishte publikuar lista preliminare e çmimit të produkteve medicinale, por më pas ishte anuluar me arsyetimin se ka pas rritje të çmimit të 100 barnave.
Kuvendi i Kosovës në korrik të vitit 2023 e votoi Ligjin për çmimet e produkteve medicinale. /B.Ibishi/
Marketing

Eksperti i Google po vjen në Kosovë: Mundësi…
- February 21, 2025

LALIGA një dekadë në Artmotion – Rivaliteti i…
- February 20, 2025

LALIGA një dekadë në Artmotion – Rivaliteti i…
- February 19, 2025
Lexo edhe
A do të na gjej fundi i marsit…
- February 22, 2025
Sulmoi policët, arrestohet
- February 22, 2025
Video

Torino mposht Milan
- February 22, 2025

30 ekipe garojnë në International Cybersecurity Defense Challenge…
- February 22, 2025

Rusia dërgon në front ushtarët e plagosur me…
- February 22, 2025