Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besim Mulaj ka marr pjesë në tubimet me qytetarë në Vrellë.
Mulaj ka shkruar se Vrella ia dha besën Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke dëshmuar përkushtimin e saj të palëkundur ndaj vlerave të rugovizmit dhe rrugës së zhvillimit demokratik.
“Në këtë frymë, ishte nder dhe kënaqësi të merrja pjesë në tubimin zgjedhor të LDK-së në Vrellë, ku bashkë me qytetarët e këtij vendi të ndershëm e punëtor mirëpritëm kryeministrin e ardhshëm, z. Lumir Abdixhiku. Vrella e meriton vëmendjen e qeverisë së ardhshme, ashtu siç e ka pasur në kohën e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova. Zhvillimi, investimet dhe përkrahja institucionale duhet të rikthehen me vizion të qartë për të ardhmen e këtij vendi. Me besim të palëkundur tek ndryshimi dhe progresi. Vrella vazhdon të jetë bastion i LDK-së dhe simbol i vlerave që na bashkojnë”, ka shkruar Mulaj.
Artikull i sponsorisuar