Mulaj për rininë: Vota juaj është fuqia e ndryshimit

Mulaj për rininë: Vota juaj është fuqia e ndryshimit

Besim Mulaj, kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se rinia është fuqia e ndryshimit.

Sipas tij ky është momenti ku të rinjtë do të vendosin për të ardhmen e Kosovës.


“Ky është momenti juaj! Për herë të parë, ju do të votoni dhe do të vendosni për të ardhmen e Kosovës. Por mos harroni: Ju nuk jeni e ardhmja – ju jeni e tashmja! Ju jeni ndryshimi! A e doni një Kosovë ku të rinjtë nuk largohen, por ndërtojnë të ardhmen këtu? Një Kosovë me shkollim cilësor, ku diploma ka vlerë dhe nuk është thjesht një letër? Një Kosovë me vende të mira pune, ku mund të ndërtoni jetën me dinjitet? Një Kosovë që ju bën krenarë, jo vetëm kur përmenden Dua Lipa, Rita Ora apo Majlinda Kelmendi, por edhe kur përmendet qeveria juaj, deputeti juaj, shteti juaj? E ardhmja nuk vjen vetë, ajo ndërtohet me vendime të zgjuara! Më 9 shkurt, është momenti për të zgjedhur rrugën e suksesit, rrugën që e çon Kosovën drejt Evropës, drejt zhvillimit, drejt një të ardhmeje të sigurt për të gjithë! Zgjidhja e duhur është një qeveri me LDK dhe kryeministër Lumir Abdixhikun!”, shtoi ai.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video