Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj tha se qytetarët në Gjakovë e pritën të mërkurën LDK-në me një atmosferë të ngrohtë e plotë entuziazëm.
Pas tubimit elektoral të LDK-së në këtë komunë, Mulaj tha se u taka me shumë miq, bashkëpunëtorë dhe aktivistë të jashtëzakonshëm.
“Kur Gjakova thotë “PO” për LDK-në, gjithë Kosova ndjek shembullin e saj. Kjo është fuqia e besimit, fuqia e njerëzve që e dinë se ndryshimi vjen vetëm kur jemi të bashkuar dhe të vendosur për një të ardhme më të mirë”, shkroi Mulaj në Facebook.
Mulaj falënderoi gjakovarët për pritje të veçantë dhe besim të vazhdueshëm.
“Palestra e sporteve në Gjakovë ishte e vogël për të zënë gjithë energjinë dhe përkushtimin e qytetarëve që iu bashkuan tubimit zgjedhor të LDK-së. Një atmosferë e ngrohtë dhe plot entuziazëm, ku pata rastin të takohem me shumë miq, bashkëpunëtorë dhe aktivistë të jashtëzakonshëm të LDK-së në Gjakovë”, tha ai.
